Siti dhe Guardiola kërkojnë fitoren dhe kualifikimin kundër Gladbahut ndërsa Barcelona kërkon të ruajë vendin e parë.

barcelona-manchester-city

Skuadra e Mancester Sitit do të impenjohet sonte në mbrëmje në Gjermani kundër skuadrës së Moncengladbah në fushën e kësaj të fundit në kuadër të ndeshjeve të 5-ta në grupin C.  Skuadra e Guardiolës me një fitore do të hipotekonte kualifikimin dhe do ti ushtrone presion Barcelonës për vendin e parë. Barcelona ndeshet në Skoci kundër skuadrës së Selltikut, e cila i ka humbur shpresat për kualifikim por në rast fitoreje mund të pretendonte vendin e 3-të, pozicion i cili të con në Europa Lig. Barcelona kryeson grupin me 9 pikë e ndjekur nga Siti me 7 pikë dhe Gladbahu me 4. Selltiku renditet i fundit me 2 pikë dhe shpresat për kualifikim janë minimale. Të dyja ndeshjet fillojnë në orën 20:45 minuta dhe duke qenë se ndeshjet e mëparshme në këtë grup kanë dhuruar spektakël dhe gola, pritet që edhe sot të jetë një mbrëmje e tillë.

Pin It