Skema mashtruese e ilaçeve, Prokuroria kërkon 21 vite burg për 7 persona

download (3)

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar 21 vite burg në total për 7 personat të përfshirë në skemën mashtruesë të ilaçeve, të njohur ndryshe si “Farmacia 1”. Sipas hetimeve të prokurorisë 7 personat e akuzuar janë kryesisht zyrtarë dhe farmacistë dhe akuzohen se janë përfshirë në një skemë mashtruese në lidhje me rimbursimin e medikamenteve çka i ka kushtuar shtetit një dëm prej 56 milion lekë të reja.

Më heret gjykat e tiranës kishte dhënë masën e sigurisë për disa prej tyre, ndërsa pronari i katër farmacive Hysni Roci që në seancën për dhënjen e masës pranoi se ishte përfshirë në këtë skemë.

Më 22 maj 2015, Prokuroria e Tiranës ka regjistruar procedimin penal që bën fjalë për veprat penale të “Mashtrimit në subvencione”, “Falsifikimit të dokumenteve shëndetësore”, “Pastrimit të produkteve të veprës penale” e “Shpërdorimit të detyrës”.

Nga studimi i akteve rezulton se pranë Drejtorisë Rajonale të Fondit të Tiranës është paraqitur kërkesa për të lidhur kontratë me fondin nga subjektet farmaceutike Lundër, Bërzhitë, Nutrimed dhe Adelina. Punonjëset e Drejtorisë Rajonale të Fondit, duhet të zbatonin procedurën e përcaktuar në ligj dhe aktet nënligjore në fuqi për vitet 2014 e 2015. Sipas këtyre akteve parashikohet se kur subjekti farmaceutik paraqet kërkesë për lidhjen e kontratës, titullari i institucionit ngre grupin e punës të përbërë prej tre personash (jurist, farmacist dhe ekonomist). Dhe kjo procedurë është kryer në mënyrë abuzive.

Pin It