Skuqeni djathin me këto dy 2 përbërës shtesë

Skuqeni djathin me këto 2 përbërës dhe do të provoni thjesht një shije fantastike. Përgatitja e tij ju merr më pak kohë nga sa mund të mendoni.
 
Përbërësit:
120 gr djathë
50 gr miell
½ limon
Vaj për skuqje
 
Përgatitja:
Prejeni djathin në feta mesatare dhe zhyteni në një tas me ujë.
Kalojeni më pas në miell, sepse kjo do ta ndihmojë të formojë një lloj koreje duke marrë edhe një ngjyrë të artë.
Vendosni një tigan me vaj në zjarr të nxehet. Shtoni djathin dhe skuqeni në të dyja anët, duke e kthyer me kujdes me anë të një shpatulle.
Pak para se ta largoni nga zjarri shtoni edhe lëngun e ½ limon.
Më pas është gati për t’u shërbyer.

 

Burimi: Shije

Pin It