Parashikimi i motit, e premte 14 korrik 2017

Kthjellimet dominojnë bregdetin dhe zonat e ulëta ndërsa në zonat malore do të ketë vranësira të shpeshta. Pjesa e dytë e ditës vijon me kthjellime dhe vranësira kalimtare në zonat bregdetare e të ulëta ndërsa fuqizohen vranësirat në të gjithë zonat malore duke rrezikuar nga shira afatshkurtër.

Gjatë natës, ultësira perëndimore mbetet me kthjellime e vranësira kalimtare por me vranësira të shpeshta paraqiten zonat malore ku priten dhe shira të dobët, kryesisht në lindje dhe juglindje të vendit.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit sjellin një rënie me 3- 4 gradë Celcius, më e ndjeshme në orët e mëngjesit. Era do të fryjë mesatare deri e fortë gjatë pjesës së parë të ditës ndërsa dobësohet gradualisht gjatë pasdites deri në shpejtësinë 42 km/h nga drejtimi verior dhe verilindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim deri 3 ballë.

Pin It