SpaceX. 4 mijë satelitë për internetin hapësinor 

 

spacex-satellites

Kompania ne pronësi te vizionarit Elon Musk, SpaceX mendon te hedhë ne orbitë mbi 4 mijë satelite me anë të të cilëve te garantoje lidhjen me internet te shpejtësisë se larte ne te gjithë boten. Për këtë, mësohet se ajo i ka kërkuar qeverise amerikane autorizimin e nevojshëm. Sipas këtyre planeve, 4.250 satelite do te fluturojnë ne orbite ne një distance prej 1.200 km nga Toka. Projekti qe i është dërguar për miratim Federal Communications Commission, përllogaritet se do te kushtoje rreth 10 miliard dollarë dhe nder financuesit me kryesore janë Google dhe Fidelity, qe se bashku do te japin 1 miliard dollarë. Projekti parashikon satelite me peshe 386 kilogramë dhe ne fazën e pare, për te cilat tanimë janë bere te njohura edhe afatet, do te jene gati 800 satelite, te cilët do te ofrojnë shërbime te ndryshme komunikimi për përdorues rezidenciale, tregtare, institucionale, qeveritare dhe profesionale me shpejtësi prej 1 Gigabit ne sekondë.

Pin It