Studim: Mungesa e gjumit shkakton këto dy sëmundje

images-12

Sipas studimeve të fundit, është konstatuar se të rriturit e moshës 18-64 vjeç duhet të flenë rreth 7-9 orë gjumë në natë, ndërsa personat mbi 65 vjeç 7-8 orë, gjumë çdo natë.
Raportet e publikuara në Revistën Europiane konstatojnë se cilësia e keqe e gjumit rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës në 48% dhe goditjeve në tru në 15%.

Mungesa kronike e gjumit rrit nivelet e hormoneve të stresit që kontribuojnë për sulm në zemër, goditje dhe presion të lartë të gjakut. Cilësia e keqe e gjumit konsiderohet si faktor edhe më përcaktues në rritjen e rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare nëse shoqërohet me pirjen e duhanit, mungesën e aktivitetit fizik dhe një diete të varfër.

ungesa e gjumit shkakatarë i dy sëmundjeve Ndiqni këtë rutinë për gjumë të mirë:
Shkoni të flini në të njëjtën kohë çdo natë, mundësisht rreth orës 22:00.

Fikini dritat, sepse errësira sinjalizon trupin për prodhimin e hormonit melatoninë, hormon që ndikon në një gjumë sa më të mirë.

Mos hani ushqim 2 orë para se të flini. Pini çaj kamomili 1 orë para se të flini, sepse do t’ju qetësojë.

Pin It