Spektrum Jetësor – Ekstremizmi i dhunshëm në shoqërinë shqiptare

Në bisedë me z. Gazmend Aga (nënkryetar i KMSH) për të kuptuar rolin e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë në luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm në shoqërinë shqiptare.  Cilët janë nxitësit kryesorë të ekstremizmit të dhunshëm, format dhe aktorët e tjerë që duhet të angazhohen për ta luftuar atë??

Z. Aga foli në studion e emisionit Spektrum Jetësor për ecurinë e projektit: “Parandalimi i ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit duke promovuar vlerat demokratike dhe angazhimin qytetar”, një projekt i cili mbështetet financiarisht nga Ambasada e SHBA-ve në Tiranë dhe implementohet nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë.

Nënkryetari Aga theksoi rëndësinë e përpjekjes për të përqafuar vlerat që na këshillon feja dhe përcjelljen e këtyre mesazheve në një shtrirje sa më të gjerë të shoqërisë, sidomos në familje dhe institucionet arsimore, 2 qelizat bazë të edukimit të individit dhe mbruajtjes së tij me virtytet dhe vlerat e paqes dhe solidaritetit.

Gjithashtu ai theksoi se edukimi dhe arsimimi i individit mbetet rruga e vetme për të luftuar çdo formë të dhunës dhe detyra jonë kryesore është të sensibilizojmë, sidomos të rinjtë të cilët konsiderohen si pasqyra e shoqërisë së pas 30 viteve. Përgjegjësia për ta mbrojtur shoqërinë nga fenomenet negative, na mbetet të gjithëve ne dhe për ta arritur këtë kërkohet bashkëpunim dhe dituri.

Për më shumë detaje klikoni linkun bashkëngjitur:

https://soundcloud.com/spektrum-group/spektrum-jetesor-eksttremizmi-i-dhunshem

 

 

Pin It