Spektrum Jetësor – Shqipëria e pavarur

Në këtë 104 vjetor të shpalljes së pavarësisë do të jemi në studion e Spektrum Jetësor me historianët: Dr. Hasan Bello dhe prof. Ardian Muhaj për të përkujtuar këtë ditë duke sjellë në kujtesë ngjarjet dhe rrethanat që shoqëruan këtë proces me rëndësi kombëtare.

28 dhe 29 nëntori janë dy data afër kronologjikisht por shumë larg në domethënien që mbartin. 28 nëntori, sqarojnë historianët,  ka të bëjë me tërësinë etnike ndërsa 29 nëntori ka një sens më shumë administrativo-politik sesa kombëtar. Pavarësia ndonëse u  shpall më 28 nëntor me aktin simbolik të ngritjes së flamurit në Vlorë nga Ismail Qemali, i ka rrënjët që në lidhjen e Prizrenit dhe më pas, më 29 korrik 1913 u njoh zyrtarisht akti i pavarësisë për të cilin historianët shpjegojnë se nuk duhet marrë si një proces i kryer sepse akoma nuk ka përfunduar, është një proces në vazhdim që kërkon shumë punë akoma.

Pak përmendet lufta për mbrojtjen e Shkodrës dhe Janinës, ato përbëjnë luftërat më të fuqishme që kanë pasur shqiptarët gjatë shekullit XX.

Folëm për më tepër në emision rreth gjëndjes në të cilën ndodhej vendi në situatën përpara dhe pas shpalljes simbolike të pavarësisë me 28 nëntor 1912 dhe personalitetet që kontribuan në ngritjen e çështjes kombëtare.

Për më shumë detaje klikoni linkun bashkëngjitur:

 

https://soundcloud.com/spektrum-group/spektrum-jetesor-pavaresia-e-shqiperise

Pin It