Ulqin – Shkodër, zhvillohet edicioni i 5-të i Maratonës së Pavarësisë

maratona-2016

Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Mal të Zi në bashkëpunim me Bashkinë Ulqin dhe Bashkinë e Shkodrës organizuan edicionin e pestë të Maratonës së Pavarësisë. Në maratonë morën pjesë më shumë se 100 vrapues nga të dy vendet, rajoni dhe diaspora, të cilët përshkuan distancën 42 km nga Ulqini në Shkodër.

Maratona organizohet prej pesë vjetësh si një ngjarje sportive dhe kombëtare, e cila bashkon shqiptarët nga të gjitha trevat, por edhe sportistë të shumtë pa dallim kombësie, feje apo gjuhe.

Numri i garuesve rritet nga viti në vit dhe Maratona e Pavarësisë është duke u kthyer në një ngjarje tradicionale e ndërkombëtare. Ajo mban këtë emër sepse organizohet çdo vit më 28 Nëntor, si mënyrë për të përkujtuar Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë.

 

Pin It