Stina e shalqinjve, përballoni vapën me frytin e vyer

Stina e verës ka ardhur e bashkë  me të edhe temperaturat e larta. Për t’i bërë ballë vapës e dehidratimit nuk duhet t’i  ndahemi lengjeve dhe frutave, sidomos shalqinjve.

Ky frut rritet me shumicë në vendin tonë dhe ka çmim të përballueshëm për këdo.

Por a e keni ditur se ky frut sjellë shumë dobi për fëmijët tuaj?

Më poshtë do t’ju rendisim disa arsye se pse duhet që fëmija juaj të kosumojë sa më shumë nga ky frut.

-Siguron një dehidratim të mirë duke balancuar nivelin e ujit në organizëm.

-Përforcon shëndetin e zemrës dhe ul rrezikun e shfaqjes së astmës.

-Vitamina C që përmban ky frut forcon sistemin imunitar.

-Prania e vitaminës A tek ky frut ndihmon në shëndetin e syve, duke i mbrojtur nga sëmundjet.

-Zhvillon kockat pasi përmban kalçium dhe magnez.

-Ka sasi të konsiderueshme të vitaminës B (B kompleks), që ndihmon në sistemin nervor, qelizat e kuqe të gjakut, rregullimin e karbohidrateve, etj.

-Ndikon në tretje, pasi ka sasi të mëdha të fibrave.

Pin It