Ushqimet bazë për një mendje më të shëndetshme

Truri është një prej organeve më të rëndësishme të organizmit tonë.  Si çdo sistem tjetër në trup, edhe ai ka nevojë për ushqim të mirë. Truri shpenzon 20-25% të energjisë totale që një njeri harxhon dhe sa më mirë të ushqehet truri aq më mirë punon. “Furnizimi” i organeve me energji dhe lëndë ushqyese ka një hierarki të caktuar, ku truri vjen i pari, pastaj gjithë të tjerët. Ndërkohë që në këtë shkrim I referohemi parimeve ushqimore që ndihmojnë fëmijët të mësojnë dhe të sillen sa më mirë, të njëjtat parime ndikojnë edhe për ne të rriturit në mënyrën si mendojmë, mësojmë dhe ndjejmë gjithashtu.

Vetë qelizat kanë nevojë për ushqim të përshtatshëm

“Mielina” që luan rolin e izolantit që mbështjell neuronin dhe izolon elektricitetin që ai përcjell, përbëhet kryesisht nga acide lyrorë esenciale. Trupi ynë nuk i prodhon dot vetë këto yndyrna dhe mangësia e tyre mund të sjellë vonesa në transmetimin e impulsive nervore.
Neuro-përcjellësit si serotonina, dopamina dhe adrenalina transmetojnë mesazhe nga një qelizë në tjetrën dhe ndikojnë në gjëndjen tonë shpirtërore si dhe në mendimet dhe veprimet tona. Disa nga lëndët ushqyese që ne marrim me ushqimet bëhen pjesë e këtyre lëndëve kimike tejet të rëndësishme për performancën tonë mendore.

Me shumë gjasa, janë pikërisht këto neuro –transmetues shpjegimi biologjik për lidhjen “ushqim-mendim”.
Secili nga keto ka nevojë për lëndë ushqyese specifike të cilat, së bashku mundësojnë mbarëvajtjen e punës dhe rolit jetik që truri luan për organizmin tonë. Mendojeni si një qark elektrik ku mjafton një shkëputje e vogël për të shkaktuar dëmtim te funksionit te tij. Si ndikojnë ushqime të ndryshme në trurin tonë?

Ushqimet me te mira per trurin e femijeve (dhe ate tonin)

Edhe pse shumica e nutrientëve janë ushqim për mendimin, disa janë akoma më të preferuara. Mënyra si ne mendojmë, veprojmë dhe mësojmë nuk ndikohet vetëm nga lloji i ushqimeve që konsumojmë por edhe nga mënyra e përgatitjes së tyre, si dhe kur i konsumojmë, dhe si i kombinojmë.

“Ushqyes te trurit”

  • AVOKADO
  • SHPARG
  • BANANE
  • MISH VICI (PA DHJAM)
  • BROKOLI
  • ORIZ INTEGRAL
  • LAKËR
  • PJEPËR
  • DJATHË
  • MISH PULE
  • GJETHE PANXHARI
  • VEZË
  • VAJ ULLIRI EKSTRA I VIRGJËR
  • FASULE
  • QUMËSHT
  • TËRSHËRË
  • PORTOKALLE
  • GJALPË KIKIRIKU
  • BIZELE
  • PATATE
  • SALLATË JESHILE
  • SALMON
  • SPINAQ
  • TON
  • PULË DETI
  • PESHK TON
  • GRURË
  • KOS

“Bllokues te trurit”

  • ALKOL
  • USHQIME ARTIFICIALE
  • NGJYRUES
  • ËMBËLSUES ARTIFICIAL
  • PIJET ME GAZ TË TIPIT COLA
  • KREMRAT E PASTICERISË
  • PIJE ME SHEQER
  • YNDYRNA TË HIDROGJENIZUARA (MARGARINA)
  • NIKOTINA
  • MBI-NGRËNIA
  • BUKA E BARDHË

 

Pin It