Studim: Kumbullat e thata ndihmojnë në forcimin e kockave

Një studim i fundit nga Texas A&M ka dalë në përfundimin se kumbullat e thata mund t’i bëjnë kockat më të forta. Hulumtuesit shkencorë mendojnë se kjo ndodh falë përzierjes së polifenolëve tek ky frut, që kanë veti antioksiduese dhe anti-inflamatore.

“Shumë njerëz kanë një mendim të gabuar për kumbullat e thata. Ata nuk e kuptojnë që këto fruta të thara nuk janë vetëm të shijshme, por kanë edhe një sërë përfitimesh shëndetësore”, thotë studimi.

Studimi ende nuk mund të thotë me siguri dozën e saktë të kumbullave për forcimin e kockave, megjithatë sugjerohet që të konsumohet një racion i vetëm – katër ose pesë kumbulla të thata – në ditë. Dhe mos harroni lëngun e kumbullave të thata.

 

 

Pin It