Studim: Perimet e bardha ulin rrezikun e prekjes nga kanceri

patate

Shkencëtarët nga Universiteti Zhejiang në Kinë thonë se konsumimi me shumicë i patates ul rrezikun e prekjes nga kanceri në stomak. Patatja është njëra ndër perimet që hyjnë në familjen e perimeve të bardha. Shkencëtarët zbuluan se konsumimi i lulelakrës, patateve dhe qepëve ul shanset për t’u prekur nga kanceri në stomak.

E kundërta ndodh me konsumin e tepërt të birrës, pijeve të forta alkoolike dhe ushqimeve të konservuara, që sipas ekspertëve, rrisin rrezikun për t’u prekur nga kanceri.

Mbrojtëse të mira kundër kancerit janë gjithashtu lakra dhe selinoja.

Besohet se të gjitha perimet përmbajnë vitamin C, që gjendet me shumicë tek patatet dhe që vepron si antioksidues kundër problemeve me stomakun.

Pin It