Studim: 78 % e përdoruesve duan të braktisin rrjetet sociale

addict_1463647464-6874796

Treçereku i njerëzve tepër aktiv në rrjetet sociale dëshirojnë t’i braktisin rrjetet që ato përdorin. Por problemi qëndron diku tjetër, në të humburit e kontakteve me miqtë si dhe fotot apo videot.

Nga studimi që kryer Kaspersky Lab mes 5 mijë përdoruesve në 12 vende, 78 % e të intervistuarve kanë menduar të braktisin rrjetet sociale, por më pas kanë ndryshuar mendim.

Ata që dëshirojnë të lënë Facebook, Twitter apo shërbimet e ngjashme, e konsiderojnë humbje kohe dhe bëhet fjalë për 39 % të tyre. Ndërsa 30 % thonë se nuk dëshirojnë të vëzhgohen nga  teknologjia. Nga studimi doli se më të shqetësuar për privatësinë janë italianët dhe gjermanët.

Shifrat tregojnë se 62% e tyre kanë dhënë si arsye mbajtjen e kontakteve me miqtë,ndërsa për 21% është frika se mund të humbin kujtimet online, fotot dhe jo vetëm. 18% thonë se nuk janë larguar pasi shpesh përdorin kredencialet e këtyre llogarive në rrjetet sociale për tu regjistruar në shërbime të tjera online.

 

Pin It