Studim: Qëndrimi i pakët ulur, rrit jetëgjatësinë

easy_walking_trails

Shkencëtarët thonë se reduktimi i tre orëve që qëndrojmë ulur në ditë mund të na zgjasë jetën edhe për dy vjet të tjera.

Ekspertët thane që pavarsisht këtyre përfundimeve të bazuara në studime, mund të ketë edhe raste individuale të pasigurta në parashikimin e rreziqeve.

“Ky është studim i popullsisë. Ai nuk mundet t’u thotë se çfarë efekti do të arrini nëse çoheni nga divani. Megjithatë, nëse gjeneratat e ardhshme kalojnë më shumë kohë në lëvizje, ka shumë mundësi që do të jetojnë më gjatë. Shumica prej nesh gjatë ditës kalon më shumë se tri orë në pozitën ulur prandaj ky synim tani është mjaft optimist”, ka thënë profesori David Spiegelhalter, ekspert për vlerësimin e rrezikut.

Gjithashtu disa studime lidhin qëndrimin ulur apo shikimin e televizorit me diabetin dhe sëmundjet e zemrës.  Në hulumtim janë përfshirë 167.000 persona, megjithatë nuk janë evidentuar stilet e tyre të jetës. Nuk dihet se cilët prej këtyre personave kanë qenë me shëndet të dobët para këtij hulumtimi.

Pin It