Studim: Uji i ftohtë i largon mikrobet e duarve po aq sa uji i ngrohtë

Shpesh dëgjojmë që pastrimi i duarve me ujë të ngrohtë mbyt më shumë baktere se sa ai me ujë të ftohtë. Disa shkencëtarë amerikan i kanë dhënë fund kësaj teorie.

Pas një studimi të realizuar me 20 persona është gjetur që pastrimi i duarve me ujë 15 gradë mbyt po aq baktere sa pastrimi me ujë të ngrohtë 38 gradë.

Raporti, në Journal of Food Protection, sugjeron se kjo gjetje mund të ndihmojë në uljen e faturave të energjisë elektrike në restorante.

Studiuesit pranojnë se studimi i tyre është i vogël dhe se nevojiten më shumë punë për të përcaktuar mënyrat më të mira për të hequr bakteret e dëmshme. Ata thonë se duart duhet të lahen për të paktën 20 sekonda dhe të theksojnë rëndësinë e përdorimit të sapunit për të mbuluar tërë sipërfaqen e duarve.

Udhëzimi i tyre fokusohet në fërkimin e duarve së bashku në mënyra të ndryshme për t’u siguruar që çdo sipërfaqe e dorës të jetë e pastër.

Pin It