Mënyra se si buqeta e luleve të qëndrojë e freskët

 

1.Nëse i prisni vet lulet, pritini nën këndin prej 45 gradësh. Duhet të keni kujdes që kërcejtë të mos jenë tepër të gjatë apo tepër të shkurtër, ndërkaq vazoja patjetër duhet të jetë më së paku dy të tretat e lartësisë së buqetës.

2.Lulet me kërcej të shkurtër mund t’i vendosni në enë bashkë me rërën e njomë. Nëse dëshironi ta shmangni aromën e ujit të ndenjur në të cilin qëndrojnë lulet, vendosni në vazo një copë thëngjill druri për skarë.

3.Fletët nuk duhet të jenë të zhytura në ujë, sepse krijojnë shtresa bakteriale të cilat mund të pengojnë hidratizimin e luleve.

4.Mos e vendosni vazon drejtpërdrejt në diell, nëse e lini në diell, do të avullojë shpejt. Kini kujdes të mos i vendosni lulet afër burimit të ngrohjes, ftohjes apo kondicionerëve.

5.Luleshitësit thonë që buqeta gjysmë e vyshkur do të lulëzojë nëse kërcejtë i zhysni pak në ujë të ngrohtë. Nëse lulet kanë varur kokën, nëpërmjet mesit të çdo luleje dhe kërcelli kalojeni një rrëmojcë.

6.Mbajini lulet sa më larg nga pemët dhe perimet të cilat në disa faza të pjekjes prodhojnë etilen, gaz i pangjyrë me aromë të dobët të cilat i dëmtojnë lulet dhe shkaktojnë tharjen e shpejtë.

7.Nëse i vendosni në ujë me limon, do ta keni edhe në një javë më gjatë buqetën.

Pin It