Studimi shqiptaro-zviceran, zgjerohet parku kombëtar arkeologjik i Orikumit

17_big

Parku kombëtar arkeologjik i Orikumit do të jetë në mbrojtje të posaçme të shtetit. Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro bën me dije se zgjerimi i zonës së mbrojtur të Parkut erdhi pas një studimi shqiptaro-zviceran në bashkëpunim me Institutitn e Arkeologjisë në Vlorë.

Arkeologu Saimir  Shpuza, prezantoi planin e ri te zonifikimit arkeologjik të Orikumit duke përfshirë Kodrën e Paleokastrës, Nekropolin e Sadovinës, Kishën e Marmiroit, Fushën e Pallorongut, Zonën e Hidrovorit, Lagunën me portin e saj, sic e përmend Cezari .

Zgjerimi i Parkut nga 47 hektare në 694 hektarë-sipas ministres- do të jetë një sfidë e re për insititucionet qendrore, për pushtetin lokal dhe banorët e zonës, për ta mirëmbajtur, ruajtur e zhvilluar.

“Është rasti jo vetëm të falenderojmë arkeologët per studimin dhe prezantimin por edhe forcat e armatosura që në këto dekada të vështira tranzicioni dhe anarkie territoriale e kanë ruajtur atë zone me dashuri nga batërdia e ndërtimeve dhe nga ndotja. Sot, falë një bashkëpunimi të shkëlqyer të Ministrise se Kultures dhe Ministrise se Mbrojtjes, DRKK Vlorë me Forcat e Armatosura, Komandën e Bazës, vizitat në park, soditja e pejzazhit, dhe mbrojtja e promovimi i parkut janë një realitet”, shkruan Kumbaro.

Pin It