Dyqani pa shitës në Suedi

gg

Ekspert i IT-së, Robert Ilias doli me idenë për të hapur një dyqan për shitjen e produkteve elementare për 24 orë në ditë, pa angazhuar asnjë shitës. E gjithë shitja bëhet nëpërmjet telefonit.

Në qytetin e vogël, si dhe në qytete të tjera, dyqane të shumta të vogla që shesin produkte ushqimore janë mbyllur për shkak të ndikimit që kanë qendrat e mëdha tregtare.

Shitorja nuk ka kosto shtesë për pagat e punëtorëve për shkak se nuk ka të punësuar, por duhet vetëm për të plotësuar raftet me produkte kur zbrazen, dhe këtë e bën Robert Ilias.

Në dyqanin e tij shiten bukë, qumësht, ushqime për fëmijë, e produkte të tjera të ngjashme, si dhe dyqani ruhet nga  kamerat e sigurisë.

 

Pin It