Messi: ka respekt të ndërsjellë mes meje dhe Ronaldos

messironaldoSuperylli i Barcelonës, Lionel Messi, ka thënë se ka respekt të ndërsjellë mes tij dhe Cristiano Ronaldos, por ka pranuar se përveç respektit, marrëdhënia e tyre nuk ka diçka më shumë.

Argjentinasi dhe portugezi cilësohen si lojtarët më të mirë në kohën moderne dhe rivaliteti i tyre është jashtëzakonisht i madh

“Ne jemi profesionistë që mbrojmë ekipet tona dhe rivalë, nuk ka asgjë më shumë se kjo”.

“Nganjëherë ndodh që të fitojmë apo humbim. Gjithmonë ka respekt dhe asgjë më shumë”, ka thënë Messi për El Grafico.

Kujtojmë që Barcelona është 12 pikë para Real Madridit në La Liga.

Pin It