Institut i posaçëm për naftën dhe gazin në vend, Zvicra akordon 6 mln euro

nafta industri_8

Shqipëria do të ketë një institut të posaçëm për naftën dhe gazin në vend.

Plani është hartuar nga Ministria e Energjisë dhe Industrisë në bashkëpunim me ambasadën zvicerane në Tiranë me një fond prej 6 milionë eurosh të akorduara nga Zvicra. Projekti synon ndërtimin e kapaciteteve për përfitime maksimale nga projekti i gazsjellësit TAP ashtu sikurse menaxhimin e tregut të ri të gazit në Shqipëri. Konsulenca i është besuar Roland berger, që sipas Ministrisë është lider dhe e specializuar në menaxhimin e projekteve të mëdha të infrastrukturës.

 Objektivi tjetër për për Ministrinë, është ringritja e Institutit të Naftës dhe Gazit në Shqipëri. Ministri Gjiknuri thotë se ky institucion është tejet i nevojshëm për Shqipërinë.

 “Fatkeqësisht, në 10-15 vitet e fundit Shqipëria i humbi shumë nga këto kapacitete, duke mbetur me mangësi të mëdha teknike, përsa i përket zhvillimeve hidrokarbure. Pikërisht ky projekt merr përsipër të ngrejë këtë ekspertizë, që ne ta kemi për gazin dhe për naftën. Ky është prapë një element shumë i rëndësishëm i këtij projekti”, tha Gjiknuri.

Një element tjetër i rëndësishëm i projektit do të jetë edhe fizibiliteti për vënien në punë të termocentraleve me gaz, siç është termocentrali i Vlorës. 

Pin It