Kontrolle në pikat e tregtimit të gazit, Inspektoriati fton qytetarët të bëjnë kujdes

gazi

Inspektoriati Shtetëror Teknik Industrial këshillon qytetarët që të tregohen të kujdesshëm gjatë përdorimit dhe blerjes së bombolave të gazit, si dhe t’i blejnë ato në pikat e licensuara të tregtimit të tyre.

I.SH.T.I u kërkon qytetarëve të mos blejnë bombola në pikat e paautorizuara, dërkohë që Inspektoriati po zhvillon kontrolle në pikat e mbushjes dhe tregtimit të bombolave.

Drejtori i Inspektimit të pajisjeve nën presion pranë I.SH.T.I. Arjan Goshi, iu drejtua qytetarëve me një thirrje para medias:

1.­ Të mos përdorin bombola të vjetra me shenja të dukshme të korrozionit që janë jashtë afateve të kolaudimit.

2.­ Bombolat nuk duhet të mbushen në dyqane që kryejnë tranzvazimin nga një bombolë e madhe në një më të vogël.

3.­ Nuk duhet të mbushen në Autogaze pranë Pikave të Karburantit.

4­. Në të gjitha rastet nga shitësi i bombolave të mbushura duhet të pajisen me fletë palosjen mbi mënyrën e instalimit dhe përdorimit.

Ndërkohë ka hyrë në fuqi që prej datës 1 janar 2017 ligji për ndryshimin e çmimit të gazit, por kjo gjë nuk do të reflektohet në rritje tek çmimi i gazit, pasi kjo rritje prek vetëm gazin për automjete duke e konsideruar këtë nënprodukt të naftës si karburant.

Pin It