Supertelefoni i ZTE

 

Kompania kineze prezanton projektin me të cilin synon që të hyjë sidomos në tregun amerikan, për të zhvendosur iPhone dhe Galaxy.

Bëhet fjalë për telefonin, Axon 7 një aparat me parametra akoma më të mira se Galaxy S7 dhe një dezajn ‘specialistësh’.

Në fakt për dezajnin, ZTE ka kontraktuar specialistët e BMW-së,  të njëjtët që kanë dizejnuar BMW Series dhe rezultati është një pajisje fine, që vjen kryesisht me ngjyrën e artë dhe gri.

Sa u përket parametrave:

Axon 7 ka një ekran 5.5 inç, 1440 piksel Amoled, ashtu si Galaxy S7, duke lënë pas iPhone6S, LG G5 dhe HTC10. Ka një kamera prej 20 megapiksel e pajisur me sistemin OIS (optical-image stabilization). Është i pajisur me një procesor të fuqishëm Snapdragon 820, që shoqërohet me 4GB RAM.

Sa i përket kapacitetit, mbërrin vetëm me një; 64 GB me mundësinë për të vendosur edhe microSD. Ka një portë USB-C për karikim dhe transferim të dhënash me shpejtësinë më të madhe të mundshme.

ZTE pretendon se ka sensorin më të shpejtë dhe më të sigurtë për gjurmët e gishtërinjve.

Vjen me sistemin më të fundit Android dhe mund të funksionojë me platformën e realitetit virtual të Google, “DayDream VR”, që mund të aksesohet përmes pajisjes “ZTE VR”, duke u bërë njëri prej 3 telefonave të vetëm që janë në treg që janë në gjendje të funksionojnë me “VR”, ose Virtual Reality.

Sa i takon çmimit, ende nuk ka një shifër zyrtar, por kompania kineze ka premtuar se të paktën në tregun amerikan ai do të jetë nën 500 dollarë.

Pin It