Asambleja e NATO-s: Shqipëria ka probleme me hendekun ekonomik dhe informalitetin

asambleja-640x427

Ekonomia shqiptare dhe problematikat e saj ishin pjesë e diskutimeve të Asamblesë Parlamentare të NATO-s që po zhvillon punimet në Tiranë. Në panelin për çështjet e ekonomike, ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Milva Ekonomi dhe përfaqësuesi i Komisiont të Ekonomisë për Gjermaninë diskutuan në lidhje me sfidat që po kalon ekonomia shqiptare në luftën me informalitetin.

Ekonomi foli për ecurinë e deritanishme të ekonomisë, nevojën për reformën në drejtësi dhe rëndësinë e bashkëpunimit rajonal për integrimin në Bashkimin Europian.

“Renditja jonë për korrupsionin nuk është aq e mirë. Proceset gjyqësore zgjasin me vite. Ndaj ne e përkrahim reformën në drejtësi. Problem tjetër është çështja e pronës. 70% e bizneseve e konsiderojnë miratimin e reformës në drejtësi të domosdoshme. Aktualisht jemi në nivelin e diskutimit politik”, u shpreh Ekonomi.

“Për Shqipërinë, bashkëpunimi rajonal do të thotë angazhim i përbashkët për të ruajtur paqen dhe për të rritur bashkëpunimin në sektorë të ndryshëm”, tha ministrja Ekonomi duke e vënë theksin tek sektori elektro-energjetik.

Përfaqësuesi i Gjermanisë i Komisionit për Ekonominë në Asamblenë e NATO-s tërhoqi vëmendjen drejt hendekut të madh ekonomik midis shtresave sociale në Shqipëri.

“Pashë një Shqipëri me dy fytyra. Në Durrës në hotelin ku rri, pashë të rinj me makina të shtrenjta dhe me aksesorë. Ndërsa ka zona të tjera, veç Tiranës dhe Durrësit me varfëri? Çfarë mund të na thoni se ç’po bën qeveria për të bërë ekonominë formale? Ku shqiptarët do të paguajnë gjithë njësoj taksat? Çfarë po bën Shqipëria që pasuria të mos jetë e përqendruar në pak duar”, u shpreh zyrtari gjerman.

Ekonomi duke pranuar ekzistencën e këtij hendeku tha se po punohet me projekt e te ndryshme të zonën juglindore dhe veriore për të zvogëluar hendekun ekonomik.

“Problemi ynë është tek informaliteti. Jemi duke punuar për taksat. Së pari, kontrolluam në terren. Kemi rënë dakord që të zgjidhim informalitetin që të bëhet deklarimi i tyre online. Dhe tani punonjësit e tatimeve po bisedojnë me biznesin. Ne kemi marrë disa masa në juglindje për të punuar me turizmin, minierat e burimet natyrore. Ndërsa në veri jemi mund që të bashkëpunojmë me Kosovën e Malin e Zi po me minierat,” tha ministrja.

 

Pin It