Të darkosh në qiell…(Foto)

 

Një darkë e shijshme nuk konsumohet vetëm në tokë, por edhe mes reve. Këtë gjë bëjnë të apasionuarit aventurierë në Bruksel.

“Darkë në qiell” është krijuar 11 vite më parë në Bruksel nga David Ghysels, dhe tashmë është zgjeruar në rreth 60 vende në të gjithë botën.
Këtë vit në Bruksel, ai që në thelb është një restorant ndodhet përballë “Cinquantenaire”, një park publik me godina të ndërtuara nga mbreti Leopold i II, për të shënuar 50 vitet e Pavarësisë së Belgjikës.

Pasi kanë ardhur këtu, klientët, kuzhinierët dhe stafi i kuzhinës ngrihen në lartësinë e 40 metrave në qiell, nga një vinç.

Klientët janë të lidhur në karriget e tyre në tavolina të konceptuara për 21 persona dhe ngrihen lart, derisa mund të shohin të gjithë Brukselin. Pas arritjes në pikën më të lartë, ata shijojnë pjatat e krijuara nga shefat belgë, që përgatisin një vakt dreke dhe dy darka në ditë.

Për këtë darkë klientët paguajnë 285 euro për një vend në tryezën e ngrënies dhe thonë se janë entuziastë për gatimin dhe pamjen unike të kryeqytetit belg.

Pin It