Të dërguarit e quajtur ulul-azmi (të vendosurit, të paluhatshmit)

Më të zgjedhurit e të dërguarve, respektivisht ata që u quajtën ulul-azmi janë: Muhamedi, Nuhu, Ibrahimi, Musai dhe Isai, të cilët i përmendi Allahu në suren esh-Shura, duke thënë:

“Ai ju përcaktoi juve fe atë që ua pat përcaktuar Nuhut dhe atë që Ne ta shpallëm ty dhe atë me çka e patëm porositur Ibrahimin, Musain dhe Isain. (I porositëm) Ta praktikoni fenë e drejtë e mos u përçani në të.” [Surja Shura, 13]

Allahu përforcoi të dërguarit e Tij me mrekulli, të cilat dëshmojnë për vërtetësinë e tyre, siç janë: shkopi i Musait, deveja e Salihut dhe Kur’ani famëlartë, duke ua shtuar këtyre edhe gjendjen e tyre të lartë shpirtërore dhe virtytet e tyre të larta, siç është durimi, fisnikëria, guximi, drejtësia, këshillimi, njerëzia e plotë e sjellje tjera madhështore të ngjashme me to, të cilat dëshmojnë se ajo, me të cilën kanë ardhur ata është e vërtetë e pakontestueshme.

 

 

Pin It