Të mirat shëndetësore të mollëve të egra

Molla e egër është pema që sipas termit botanik njihet me emrin Malus. Ato janë disa pemë të vogla që çelin lule të imëta ngjyrë rozë, të bardhë ose të kuqe në sezonin e pranverës e më pas ato i lënë vendin disa mini-mollëve të vogla mjaft të këndshme..

Shpeshherë këto mollë kanë një shije të thartë, të fortë, por jo rrallë edhe të ëmbël. Pemët e mollëve të egra i gjejmë shpesh përreth duke qenë se ato fillimisht përdoren si pemë dekorative. Njerëzit preferojnë aspektin dekorativ të këtyre pemëve, sepse ato çelin lule dhe fruta të bukura. Por, kjo nuk është arsyeja e vetme. Agroweb.com shkruan se, mollët e egra janë shumë të mira për t’u bërë rezistencë disa sëmundjeve.

Shumë fermerë profesionistë zgjedhin të rrisin mollët normale pranë mollëve të egra në fermat e tyre, në mënyrë që të përmirësojnë prodhimtarinë e tyre. Ndaj pemët e mollëve të egra gjenden me shumicë edhe pranë plantacioneve me mollë të kultivuara, në Shqipëri.

Lëngu i mollës së egër është një nga lëngjet më të mira të mollës dhe është i këshillueshëm për njerëzit që preferojnë lëngjet me aciditet dhe pa sheqer. Në një filxhan me mollë të egra ose në 110 gramë frut të freskët mund të gjeni  vlera ushqimore të mahnitshme: Vitaminë A, Vitaminë B1, Thiaminë, Vitaminë B2, Riboflavinë, Vitamin B3, Niacinë, Vitaminë C, Proteina, Kalcium, Hekur, Magnez, Fosfor, Kalium, Bakër, Mangan, Acidet yndyrore Omega 3, Acidet yndyrore Omega 6, Yndyrna natyrale, Karbohidrate, Kalori.

 

Pin It