Kartat e reja bankare me gjurmë gishtash biometrike

Teknologjia avancon në çdo fushë edhe në atë bankare.  MasterCard ka krijuar një lloj të re karte bankare me gjurmë gishtash biometrike, shkruan DailyMirror. Këtë lloj karte kompania po e teston në Afrikën e Jugut dhe thotë se shpreson ta bëjë të plotë procesin në të gjithë botën brenda vitit.

Por fillimisht bankat duhet të kenë teknologjinë e re. Gjurmët dixhitale ruhen në një çip brenda kartës dhe shitësit duhet të përditësojnë makineritë e tyre për të përdorur këtë teknologji të re.

“Konsumatorët kanë gjithnjë e më shumë siguri dhe lehtësi me të dhënat biometrike”, thotë Ajay Bhalla, kreu i sigurisë së Mastercard.

Pin It