Tarracat e orizit në Vietnam, një mrekulli e dorës së njeriut

Me afrimin e sezonit veror, njerëzit fillojnë të kërkojnë vende të përshtatshme për të kaluar disa ditë pushime të këndshme dhe pse jo, plot aventure. Një prej vendeve që mund t’ju sugjeronim do të ishte Vietnami.

Përveç peizazheve të mrekullueshme natyrore Vietnami, është i pasur me tarraca orizi të  mrekullueshme. Mu Cang Chai në provincën Yen Bai në Vietnam është një nga vendet më tërheqëse në botë.

Jo vetëm tarraca madhështore dhe të bukura, por  gjithashtu dhe jeta unike dhe e thjeshtë e grupit etnik H’mong, një jetë e varfër, por  tepër interesante në filozofinë e saj.

Koha e sezonit të orizit zakonisht fillojnë nga 15 shtatori deri më 20 tetor, por ka pak ndryshim çdo vit. Në qoftë se do ta vizitoni këtë vend, mund të telefononi disa hotele  atje për të kërkuar gjendjen e orizit dhe kohën e festave.

Nëse nuk mund të vizitoni në sezonin e orizit,  mund të vizitoni në muajin maj deri në korrik, kur njerëzit fillojnë  mbjelljet e tarracave madhështore.

Distanca nga  Hanoi  në  Mu Cang Chai është 280 km, në një rrugë jo fort të këndshme. Megjithatë, ky mbetet një nga vendet më të vizituara në botë.

Pin It