Këto ushqime nuk duhen ringrohur në mikrovalë

Sipas “Agjencisë së Standardeve të Ushqimit”, ushqimet më mirë është që të shërbehen të ftohta, se sa të nxehen përsëri. Nga ringrohja mund të helmoheni, raporton Mirror.

Sipas kësaj agjencie është e rëndësishme që ushqimi ende i papërdorur të ziehet, pasi largon bakteret e dëmshme që janë të pranishme në to, por e njëjta nuk vlen edhe nëse e ringrohni ushqimin.

Agjencia e ushqimit ka marrë shembullin e orizit, i cili është njëri nga ushqimet që nuk duhet të rinxehet.

“Orizi i papjekur mund të përmbajë spore të baktereve që mund të helmojë ushqimin. Kur orizi të gatuhet për herë të parë, sporet mund të mbijetojnë. Pastaj, nëse orizi i mbetur është lënë në temperaturën e dhomës, sporet mund të shumohen dhe mund të krijojnë helme që shkaktojnë të vjella apo diarrenë.”

“Ringrohja e orizit nuk do u shpëtojë nga helmimi”, thuhet në shpjegimin e “Agjencisë së Standardeve të Ushqimit”.

Ushqimet që nuk duhet t’i ringrohni janë: selino, vezët, spinaqi, kërpudhat, patatet, pula, panxhari, orizi.

Pin It