Të përgëzuarit me Xhennet!

Sahabët gëzojnë një status shumë të lartë, sepse ata iu bashkëngjitën Profetit a.s që në çastin e parë, pranuan Islamin si fenë e tyre dhe i përmbushën me devotshmëri dhe modesti kërkesat e fesë së tyre të re. Edhe pse e pranuan Islamin në kohë të ndryshme, ata e kaluan pjesën më të madhe të jetës së tyre me Profetin (s.a.s), iu bindën këshillave dhe vendimeve të tij dhe ndërmorën sakrifica të mëdha, së bashku me Profetin, për hir të lartësimit dhe përhapjes së Islamit. Ata ishin të gjithë të çmuar dhe të papërsëritshëm dhe të gjithë kishin për qëllim fitimin e kënaqësisë së Allahut dhe fitimin e Xhenetit. Dhjetë prej sahabeve që u përgëzuan me Xhenet që në këtë botë, Profeti (s.a.s) i ka përmendur në një hadith në të cilin thotë:

“Ebu Bekri do të jetë në Xhenet. Umeri do të jetë në xhenet. Uthmani do të jetë në xhenet. Aliu do të jetë në Xhenet. Talha do të jetë në Xhenet. Zubejri do të jetë në Xhenet. Abdurrahman ibn Aufi do të jetë në Xhenet. Sad ibn Ebi Vakas do të jetë në Xhenet. Seid ibn Zejd do të jetë në Xhenet dhe Ebu Ubejde ibn el Xherah do të jetë në Xhenet.” [Ahmed bin Hanbel dhe Tirmidhi]

Ata ishin të paarritshëm dhe ishin shtyllat kryësore pas Profetit tonë të nderuar (s.a.s), mbi të cilët u ngrit fortesa e Islamit. Pra dhjetë Sahabet të cilët përmenden në hadith janë:

  1. Hz. Ebu Bekër (r.a)
  2. Hz. Omer bin Hattab (r.a)
  3. Hz. Osman bin Affan (r.a)
  4. Hz. Ali bin Ebi Talib (r.a)
  5. Hz.Talha bin Ubejdullah (r.a)
  6. Hz. Zubejr ibn Avam (r.a)
  7. Hz. Abdurrahman ibn Avf (r.a)
  8. Hz. Sa’d ibn Ebi Vakkas (r.a)
  9. Hz. Said ibn Zejd (r.a)
  10. Hz. Ebu Ubejde ibn Xherrah (r.a)
Pin It