Të shpenzosh në lojëra dhe aplikacione

Në raportin e fundit të publikuar nga revista prestigjioze e teknologjisë PCW, rezulton se përdorueset femra të smartfonëve në mbarë botën, janë 79% të prirura për të paguar për aplikacione të ndryshme në platformën IOS dhe Android.

Në këtë raport u analizuan rreth 350 aplikacione në përiudhën kohore Qershor 2017 – Maj 2018. Sipas tij, përdorueset femra janë më të prirua për të shpenzuar ndaj lojërave apo programeve të ndryshme të përdorimit të përditshëm.

Gjithashtu raporti zbuloi se joshja e adhuruesve të aplikacioneve në IOS kushton më tepër sesa në Android, kjo gjë në fakt vihet re që në çmimin e paisjeve smartfonë në treg.

Ky studim i ka shtyrë më tej zhvilluesit e këtyre platformave që ti kushtojnë një rëndësi të veçantë hapsirës së aplikacioneve për femra në të ardhmen.

 

Pin It