Çfarë po ndodh me Jose Mourinhon?

Trajneti i Manchester United doli para mediave mbrëmjen e djeshme për të analizuar humbjen e radhës ndaj Tottenham, duke i pyetur gazetarët se cila ishte me e rëndësishme për ta, loja brilante apo rezultati?

Ai u ndal në debatin e vitit të kaluar në Manchester pasi shumë prej drejtuesve të klubit dhe tifozëve kërkonin prej tij lojë dinamike dhe jo atë defansive ç’ka jemi mësuar të shohim më së shumti të aplikuar në skemat e tij.

Mourinho e analizoi mirë ndeshjen ndaj gazetarëve të pranishëm duke shtuar se në pjesën e parë ekipi i tij luajti mjaft mirë duke bërë presion, duke krijuar raste dhe duke e qarkulluar topin me ide të qarta. Por, e gjitha ndryshoi pasi gazetarët e pranishëm e pyetën sesi duhet të ndihen tifozët pas humbjes më të madhë në shtëpi me 3 gola disavantazh.

Në nerva e sipër ai e braktis konferencën për shtyp duke u larguar i zhgënjyer, pasi sipas tij mediat duhet të tregojnë respekt për një trajner si ai i cili ka fituar 3 herë Premier Ligën, më shumë sesa të gjithë 19 trajnerët aktual të këtij kampionati.

Për më tepër ju ftojmë të ndiqni konferencën e tij për shtyp!

https://www.youtube.com/watch?v=MiAJVezpMO8

Pin It