Teatër/ “Aventura e Olafit” vjen premierë në TKEKS për të gjithë vogëlushët

 

Shfaqja “Aventura e Olafit”  do të vihet në skenë për herë të parë për të gjithë vogëlushët   “Aventura e Olafit” flet për miqësinë e vërtetë. Nëpërmjet personazhit të Olafit, i cili është i veçantë për faktin se edhe pse është njeri dëbore, i cili flet, lëviz dhe ndjen njëlloj si njerëzit e vërtetë, të përçoj mesazhin se edhe pse i jashtëzakonshëm, ai mund të jetë një mik i mirë për të gjithë. Si për njerëzit, ashtu edhe për lepurushat e pashkëve apo për drerin Sven. Me anë të larmisë së personazheve, që sado të ndryshëm, në fund bëhen miq për gjithë jetën, jemi munduar të trajtojmë fenomenin e diskriminimit, i përhapur në shkolla apo institucione të tjera kolektive tek brezi i fëmijëve të sotëm. Ky mesazh përçohet në mënyrë të drejtpërdrejte jo vetëm nëpërmjet tekstit, por edhe nëpërmjet këngëve live të interpretuata në shqip, kërcimeve, apo edhe performancave me dritëhije.

Olafi, personazhi më i dashur i fëmijëve, ju fton të bëheni pjesë e aventurës së tij, mes atmosferës së gëzueshme, këngëve dhe mesazheve me vlerë. Fëmijët e ndrojtur do të mësojnë të çlirohen nga komplekset, ndërsa fëmijët e shkathët të pranojnë shokun, që është ndryshe. Olafi ka jetuar për më shumë se 100 vjet i vetëm në një mal, mbuluar me dëborë. Rastësisht, ai njihet me djaloshin Kristof dhe mikun e tij më të mirë, drerin Sven. Të tre do të nisen për në qytet, që t’i bashkohen trupës së cirkut, ku luan edhe Sveni. Rrugës ata konfliktohen mes tyre dhe Olafi kthehet të ikë prapë në mal. Por lepurushat ― “keshilltarë të miqësisë” u tregojnë atyre rëndësinë e miqësisë së vërtetë. Kështu, Kristofi dhe Olafi, nisen t’i kërkojnë njëri-tjetrit ndjesë për gabimet e tyre dhe premtojnë të mos ndahen më kurrë. Në fund, të gjithë bashkë festojnë Pashkët dhe Olafi zbulon dhuratën e madhe të Këshilltarëve të Miqësisë. Shfaqja premierë më 1 prill ora 10:30, për të vazhduar çdo të shtunë në të njëjtën orë.

Pin It