Frutat e thanës konsumohen të freskëta, por edhe mblidhen e ruhen ose tregtohen. Me frutat janë bërë tradicionalisht shurupe, pije e lëngje të ndryshme, reçel, marmalat, likere etj . Në disa vende prodhohet dhe një lloj salce.
Thana është bëre objekt studimi edhe i mjekësisë bashkëkohore. Studimet në mjekësinë moderne kanë vërtetuar se frutat dhe vaji i nxjerrë nga farërat janë të dobishme për shërimin dhe rigjenerimin e indeve epidermike të dëmtuara të brendshme dhe të jashtme(lëkurë dhe mikoderm). Gjithashtu kanë veti për të shëruar plagët e ndryshme, ulçerën e stomakut dhe kolitin. Fruti i thanës përmban antioksidantë me veti shëruese, anti-inflamatore, kundra kancerit, diabetit, etj.
Kokrrat e thanës kanë një shije paksa të hidhur, por janë të pasura me shumë vlera ushqyese. Ato përmbajnë rreth nëntë për qind sheqer, acide organike, vitaminë C, etj.
-Është një nga frutat me vlerat më të larta kundër plakjes
-Po ashtu për shkak të flavanoidit, karatinoidit që përmban ka veti antioksiduese
Përmban edhe melatoninë një hormon rregullues i ritmit të jetës
-Rregullon mpiksjen e gjakut, ndaj ata që vuajnë nga hemofilia këshillohen ta përdorin sa më shumë
-Është e vlefshme dhe për diabetikët
-Ul temperaturat e larta, ndihmon kundra infeksioneve të rrugëve urinare dhe kundra formimit të gurëve në veshka
-Rrënja e saj ka qenë përdorur në kohët e lashta për të krijuar pomadat që përdoreshin në raste djegieje./Bota.al