Vlerat e shumta kurative të lengut të thanave

thanat-620x330

Mjekësisë alternative i janë shtuar shumë elemente të cilat kanë një sërë dobish. Thana është një prej tyre. Kokrrat, gjethet, lëvorja e degëve dhe bërthamat e thanës kanë disa vlera ushqyese. Kokrrat e thanës kanë një shije paksa të hidhur, përmbajnë rreth 9%, acide organike, dhe vitaminën C.

Një hulumtim kanadez, i kryer në 40 fëmijë ka dëshmuar që lëngu i thanës, i cili përmban koncentrime të larta të proantocianideve, mund të reduktojë rrezikun nga infeksionet të përsëritura të sistemit urinar tek fëmijët për dy të tretat.

Megjithatë duhet të keni parasysh që të gjitha lëngjet e thanës nuk kanë koncentrime të kënaqshme të proantocianideve, veçanërisht ato që janë të përziera me lëngje tjera.

Po ashtu nëse lëngu përmban sasi më të mëdha të sheqerit, do të thotë kalori dhe konsumimi i tepruar i tij mund të shkaktojë diarre te fëmijët.

Gjithashtu infeksionet e përsëritura të sistemit urinar te disa fëmijë mund të shkaktojnë edhe dëmtimin e veshkave, prandaj mjekët për t’i parandaluar përshkruajnë antibiotikë. Antibiotikët mund të kenë efekte të caktuara anësore dhe përdorimi i tyre i tepruar mund të ndikojë në zhvillimin e baktereve rezistente, ndërsa lëngu i thanës mund të jetë alternativë më e mirë.

Pin It