“The Washington Post”: Shqipëria promovon turizmin nënujor

Albania_Underwater_Archaeology_92496.jpg-586cc

“The Washington Post” i ka kushtuar një artikull turizmit nënujor në Shqipëri të cilin e cilëson si një atraksion të veçantë për të huajt.

Shqipëria është duke promovuar zbulimet nënujore, të vijës bregdetare duke tërhequr vëmendjen e vendimmarrësve, të cilët mund të ndihmojnë të ruajnë zbulimet e veçanta nënujore.

Ditën e hënë Agjencia Kombëtare e Bregdetit realizoi një ekspozitë me 30 fotografi që tregojnë gjetjet nënujore me rëndësi potenciale arkeologjike.

Auron Tare, kreu i kësaj agjencie thotë se kanë gjetur 38 mbetje në detin Jon, gjashtë prej tyre më shumë se 2000 vjeçare.

Ndër të tjera Auron Tare thotë se Shqipërisë ka nevojë për mbrojtje ligjore dhe kujdes më të mirë për ta bërë atë një destinacion turistik. Vendi nuk ka një industri zhytjeje por kjo mund të ndryshojë në qoftë se gjetjet promovohen si duhet.

auron-tare-pasurite-nenujore-fot-nenujore-trashegim-i-kulture-shqiptare-deti-jon-adriatik-660x330

pasurianen

Pin It