Xeros, lavatriçja që harxhon pak ujë, energji, detergjent

1487154149xerox

Teknologjia zhvillohet me hapa të shpejt, e zbulimi më i ri i kushtohet lavatriçes që konsumon shumë pak ujë, energji dhe detergjent.

Drejtori i shitjeve të hoteleve Hilton në Kaliforni, Rob Hegel është një nga të parët që e ka përdorur këtë lavatriçe.

Ai bleu këtë pajisje tech dy vite më parë, në një kohë kur Kalifornia vuante nga thatësira, dhe vetë guvernatori bënte thirrje për reduktimin në maksimum të përdorimit të ujit.

“Pasi instalova lavatriçen e parë, pamë se ajo përdorte 90% më pak ujë, dhe shumë pak kimikate, dhe rezultatet e larjes ishin të mahntishme. Drejtori jonë i mirëmbajtjes ishte i mahnitur”, thotë Hegel.

Teknologjia me rruaza e përdorur në lavatriçet Xeros u prodhua nga Universiteti i Tekstileve Lëds School në Britani. Dhjetë vjetë më parë, kur studiuesit zbuluan se rruazat e vogla të najlonit të përziera me një sasi të vogël uji dhe një detergjent të veçantë mund të veprojë si një sfungjer “thithës” i papastërisë së rrobave.

Kjo lavatriçe tech përdor qindra e mijëra rruaza. Kompania thotë se kjo metodë i lanë butësisht rrobat, njësoj si larja me dorë, por bënë një punë më të mirë duke u kujdesuar për copat, më shumë se lavatriçet tradicionale.

Ajo gjithashtu parandalon që një çorape e kuqe e futur mes rrobave të bardha gabimisht të mos ngjyrosë dhe të tjerat.

Pin It