Thesari është vetëm për pozitivët

 

Tregohet se një perandor Kinez kishte vendosur një gur të madh (shkëmb) në rrugën kryesore, i cili ua bllokonte plotësisht rrugën njerëzve dhe aty vendosi një roje që të vëzhgojë sjelljet e njerëzve dhe të njoftonte perandorin.

Kaloi personi i parë i cili ishte një tregtar i madh në vend, pa shkëmbin dhe u nevrikos duke kritikuar atë që kishte hedhur atë, pa e ditur se ai ishte Perandori. U soll tregtari prapa shkëmbit duke bërtitur: “Do të shkoj të ankohem për këtë çështje, dhe do ta dënojmë atë që e ka vendosur këtë!”

Kaloi personi i dytë dhe ishte një ndërtues godinash. Edhe ai veproi njësoj, si tregtari, por zëri i tij ishte më i ulet, sepse ai kishte më pak peshë në vend se sa i pari.

Pastaj kaluan tre shokë të rinj që ende nuk e kishin gjetur veten dhe po kërkonin personalitetin në jetë, qëndruan në një anë të gurit (shkëmbit) dhe filluan të talleshin me vendin e tyre, dhe atë që e kishte vendosur gurin e cilësonin si injorant dhe kaotik, e pastaj u larguan drejt shtëpive të tyre.

Pasi kaluan dy ditë, në atë rrugë kaloi një bujk i varfër, nuk foli asgjë i përveshi mëngët e tij dhe u përpoq ta largojë. Kërkoi ndihmë nga kalimtarët që vinin dhe ata e ndihmuan, e kështu e larguan shkëmbin nga rruga.

Kur bujku largoi shkëmbin, në rrugë (prapa shkëmbit) gjeti një qyp me florinj dhe një letër në të cilën thuhej: “Nga Perandori,për atë që e largon gurin (shkëmbin)! Kjo dhuratë është për ty, sepse ti je njeri pozitiv. U angazhove në zgjidhjen e problemit në vend që të fillosh të ankohesh.”

Çdo njëri prej nesh le të shikojë se me çfarë probleme ballafaqohet, dhe a mund t’i zgjidhë ato para se të fillojë të mendojë për ankesa.

Pin It