Thuajini jo ilaçeve, luftojeni gripin me këtë përbërje natyrale

honey-onion-health

Temperaturat janë ulur mjaftueshëm dhe sezoni i gripit na shoqëron nëpër kembë. Për ta mposhtur gripin ilaçet nuk janë e vetmja zgjidhje. Ka edhe mënyra natyrale për të luftuar gripin, kollën dhe shumë shqetësime të tjera.

Ilaçi natyral i mëposhtëm do të forcojë sistemin tuaj imunitar dhe do t’ju ndihmojë në parandalimin e shumë problemeve shëndetësore.

Për këtë ju duhet:

1 qepë ( anti-inflamator)
1 limon ( i pasur me vitaminën C)
2 lugë mjaltë i pastër ( veti antibakteriale, antivirale, antifungale)
2 gota ujë

Përgatitja:

Fillimisht vendosni ujin të ziejë. Pasi të ketë zierë, prijeni qepën në copa të vogla rreth 15 mm dhe shtojini ato në ujin e valuar. Lëreni të ziejë për 15 minuta dhe pastaj fikni zjarrin. Pas kësaj, lëreni të pushojë për 10 minuta.
Pastaj filtroni lëngun dhe shtoni mjaltin, në fund shtoni edhe lëngun e limonit. Kjo përzierje e fuqishme duhet të merret të paktën tre herë në ditë. Ajo do të ndihmojë të forconi sistemin imunitar.
Përveç kësaj, ajo do të luftojë simptomat e zakonshme të të ftohurit, lehtësimin e kollës dhe largimin e gripit.

Pin It