KQZ, përgatitjet për zgjedhjet e 18 qershorit

kqz-pa-anetaret-e-ps-1024x670

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të ndërmarrë gjatë muajit janar një sërë hapash për përgatitjet për zgjedhjet e përgjithshme të 18 qershorit.

Brenda datës 15 janar do të përcaktohet numri i punonjësve shtesë që do të punësohen si dhe modeli i fletës së votimit. Ndërsa deri në datën 18 janar KQZ do të vendosë nëse do të blihen kuti shtesë, kode sigurie e bojëra matrikulluese. Kjo do të thotë që gjatë kësaj periudhe do të përcaktohet kostoja e zgjedhjeve.

Gjithashtu në janar KQZ do të miratojë edhe 2 auditët e partive që do të kontrollojnë listat e votuesve.

Në zgjedhjet e reja pritet të ndryshojë edhe vendosja e qendrave të votimit dhe zonave të administrimit zgjedhor, duke qenë se ka ndryshuar edhe shpërndarja e deputetëve nëpër qarqe. Qendrat e reja të votimit duhet të përcaktohen brenda datës 18 shkurt.

Afati për regjistrimin e partive është data 10 prill, ndërsa për koalicionet data 19 prill. Në datën 5 maj do të mësohen dhe emrat e kandidatëve të rinj për deputetë të kuvendit të Shqipërisë, pasi partitë duhet të dorëzojnë listat shumë emërore. Brenda 10 majit KQZ do t’i shpërndajë fondet nga buxheti i shtetit subjekteve në garë.

 

 

 

 

Pin It