CNN: Shqipëria, një nga 17 vendet që nuk duhet lënë pa vizituar

saranda

Media e njohur ndërkombëtare CNN në një artikull të tij ku sugjeron 17 vendet më të mira në botë të cilat nuk duhet lënë pa u vizituar përfshin edhe Shqipërinë

Mes 17 shteteve si Australia, Kina, Bermudet, Kanadaja, Kenia, Kolumbia, Franca, Irlanda, Islanda, Malajzia, Tajlanda “CNN” ka këshilluar turistët nga e gjithë bota që të mos lënë pa parë as Shqipërinë duke e cilësuar atë si një ndër destinacionet më të veçanta në rajonin e Ballkanit, në Europën Jug-Lindore.

Një vend me diell, me milje të tëra me plazh të pacënuar, kjo është Shqipëria. Ka një kulturë të ngjashme me Greqinë fqinje, por shpesh ka gjysmën e çmimeve të shërbimeve turistike se ai vend. Po ashtu Shqiperia pritet që të zhvillohet edhe më tepër në vitin 2017, shkruan më tej CNN.

Gjithashtu ‘CNN’ përmend bunkerët e komunizmit, plazhet, turizmin dhe alpet shqiptare të cilat nuk duhet lënë pa parë.

.

Pin It