Ti zgjedh të jetosh në fshatin zviceran Albinen dhe ai të paguan 21.500 euro!

Kohët e fundit kemi dëgjuar disa lajme të mira nga Zvicra. Së fundmi, autoritetet e fshatit Albinen, i vendosur në kantonin Valais vendosën të ofrojnë 21,500 euro për secilin person që vjen të jetuar aty.

Kjo është një politikë, e cila vitin e kaluar entuziazmoi banorët e Evropës dhe të cilën  qeveria e qytetit në dhjetor 2017 vendosi ta zbatojë në mënyrë që të përballen në mënyrë aktive me emigrimin e popullsisë. Megjithëse në këtë fshat ka vila të shumta, të rinjtë po largohen nga fshati, raporton Euronews.

Banorët e fshatit kërkojnë nga autoritetet lokale për të siguruar të ardhmen dhe mbijetesën e fshatit. Plani i këshillave lokale për familjet apo individë, të huajt, të cilët vendosin për të blerë ose ndërtojnë një shtëpi në Albinen, në rrethana të caktuara, marrin dhuratë nga 25.000 franga (21.500 euro) për çdo të rritur në familje dhe një shtesë prej 10.000 franga (8.500 euro) për fëmijë .

Pin It