Njihni gruan që është kryebashkiake e qytetit pa banorë

BBC ka sjellë një reportazh interesant mbi 84-vjeçaren, banoren e vetme të qytetit Monowi, Nebraska, SHBA.

Elsie Eiler u bë e vetmja banore e Monowi në vitin 2004, pasi burri i saj, Rudy, vdiq. Si e tillë, Elsie Eiler ajo është bërë shumë e njohur në media.

Nuk e kuptoj, por kam takuar kaq shumë njerëz të mirë“, thotë ajo. Ajo është kënaqur nga njerëzit që mendojnë se publiciteti ndihmon biznesin e saj (ajo drejton Monoëi Tavern) sepse klientët kryesorë të saj janë ata që e shohin nëpërmjet medias.

Ajo ka pasur vizitorë nga 47 shtete dhe 40 vende të tjera. Fqinjët e saj ajo i ka 40 milje larg.

Kur jeton në një zonë të tillë, njerëzit 20-40 milje larg konsiderohen fqinjë,” thotë Eiler. “Ne jemi si një familje e madhe. Nëse ndodh ndonjë gjë, ata janë atje. Unë shoh njerëz gjatë gjithë ditës, vijnë dhe shkojnë, të panjohur dhe të rregullt. Kur shkoj në shtëpi gjatë natës, unë jam krejtësisht e lumtur që kam atë kohë për veten time“.

E moshuara respekton ligjet federale. Çdo 4 vjet ajo ngjit nëpër rrugët e qytezës njoftimin për organizimin e zgjedhjeve, e më pas shkon të votojë vetë…për veten, duke siguruar 100 për qind të elektoratit si kryebashkiake e qytetit.

Çdo vit i duhet të dorëzojë tek autoritetet federale planin e detajuar për mirëmbajtjen e qytezës, pastrimin, gjelbërimin, ndriçimin dhe për ujësjellësin. Ajo vetë arrin që nga taksat që i mbledh vetes të grumbullojë 500 dollarë në vit, ndërsa pjesa tjetër që nevojitet për t’u siguruar ndriçimi, rrjedhja e ujit nëpër rubinet dhe të tjera shërbime plotësohen nga shteti.

Ajo është, kryebashkiakja e vendit, biblotekarja, kamarjerja dhe personi i vetëm që ka mbetur në atë vend.

Pin It