Top 3-ja e golashënuesve më të mirë të 2017-ës

Teksa vitit kalendarik 2017 po i vjen fundi, gara për golashënuesin më të mirë ndërmjet Leo Messit, Cristiano Ronaldos dhe Robert Lewandowskit mbetet e hapur, pasi të 3 yjet e njohur të futbollit europian kanë shënuar nga 53 gola për klubet dhe kombëtaret përkatëse.

Menjëherë pas tyre në garën për çmimin e golashënuesit më të mirë të vitit, renditen Edison Cavani i PSG-së me 52 gola respektivisht në vendin e 4-rt dhe Harry Kane i Tottenham në vend të 5-të me plot 50 gola.

Teksa mbeten edhe 2 javë të tjera për ti dhënë fund këtij viti, mbetet të shihet se cili do të triumfojë nga emrat e lartpërmendur.

Pin It