Transporti ndërqytetës do të kryhet vetëm me autobusë, 262 itinerare nuk do të funksionojnë më

mt-janari-reduktim-262-linja-e-transportit-1

Transporti ndërqytetës do të përfshihet në një reformë radikale që nga janari i vitit 2017. Bizneset e fushës duket se do të futen në tranzicion të thellë prej reduktimit të numrit të linjave dhe mjeteve të transportit.

Një udhëzim i Ministrisë së Transportit që do të jetësohet më 1 janar të vitit që vjen përcakton se numri i linjave të transportit ndërqytetës nga 588 që janë aktualisht do të reduktohet në 326 linja. Me rregullat e reja, 262 itinerare nuk do të funksionojnë më, teksa transporti ndërqytetës do të kryhet vetëm me autobusë.

Pin It