“Trump president i SHBA!” një ndër 10 kërcënimet e globit

trump-6

Sipas një studimi të “The Econominist Intelligence Union”, nëse Manjati i pasurive të patundshme do të bëhej president i Shteteve të Bashkuara te Amerikës, atëherë ai mund të kthehej një ndër 10 rreziqet më të mëdha të globit. Ardhja në krye të SHBA-së e Tramp sipas grupit kërkimor britanik është më e rrezikshme se sa dalja e Britanisë nga bashkimi europian.

Grupi kërkimor britanik paralajmëron se, miliarderi do të zhyste në pështjellim ekonominë botërore e do të shtonte risqet politike dhe ato të sigurisë në Shtetet e Bashkuara. Ajo nuk pret, për çdo rast, që Trumpi të arrijë të mposhtë Hillary Clintonin, të cilën e sheh si kandidaten më të mundshme demokrate në Presidencialet e nëntorit. Manjati i pasurive të patundshme konsiderohet edhe më i rrezikshëm sesa skenari i daljes së Britanisë nga Bashkimi Europian, apo përplasjet e armatosura në detin e Kinës Jugore. Ndërsa dhe një tjetër rrezik global i madh quhej edhe ngadalsimi i rritjes ekonomike te Kinës.

Në vlerësimin e saj global të riskut, “The Economist Intelligence Union” përdor një shkallë nga 1-shi te 25-a, e vlerësimi i Trumpit është 12.

Pin It