Kunguj me mente

 Përbërësit:

2 kunguj

Disa gjethe mente

Kripë

vaj ulliri

Përgatitja:

Marrim kungujt, i lajmë mirë në ujë të rrjedhshëm dhe më pas i presim në formë rrethore. Pasi i  sistemojmë në një tavë  i vendosim për t’u tharë në diell.  Kur të shikoni që kanë filluar të mbidhen, kthejini nga ana tjetër.

Kur kungujt të jenë tharë, merrni një tigan me anë të ngritura dhe hidhi vajin e ullirit. Pasi vaji të ketë arritur temperaturë të lartë, hidhni kungujt.

Ndërkohë që marrin një ngjyrë të artë, hiqini dhe vendosini në një letër kuzhine për të hequr vajin e tepërt. Më pas i shtoni kripën dhe gjethet e mentes.

Pin It