Raporti i 2015-ës, nis procedimi penal për 12 prokuror

Images (1)

Mbi 75% e prokurorëve të inspektuar gjatë vitit 2015  nga Ministria e Drejtësisë kanë rezultuar me shkelje ligjore. Sipas raportit vjetor që Ministria e drejtësisë ka dorëzuar në Parlament në lidhje me inspektimin punës 1 vjeçare të 32 prokurorëve, 24 prej tyre kanë rezultuar me shkelje ligjore. Ndërsa mësohet se Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani i ka kërkuar Prokurorit të përgjithshëm Adriatik Llalla nisjen e procedimit penal për 12 prej tyre. Sipas inspektorëve që kanë kryer këtë punë, është vënë re një masivizim i shkeljeve për  detyrim për veprime të rregullta e të vijueshme hetimore. Shkelje kjo e evidentuar në gjashtë nga shtatë prokuroritë e kontrolluara. Pothuajse e gjithë veprimtaria e prokurorëve të kontrolluar rezulton të ketë probleme me vijueshmërinë e hetimit. Mos fillimi i ndjekjes penale, shkelja e detyrimit për respektimin e afateve hetimore, si edhe respektimi i parimeve të drejtësisë dhe ligjshmërisë së veprimtarisë së prokurorit, janë tre shkelje të tjera të vërejtura më shumë në punën e prokurorëve. Ndërkohe të njëjtat vërejtje janë bërë edhe nga kryeprokurori Llalla gjatë analizës vjetore të punës së prokurorive.

Pin It