Tregtimi i gazit jashtë standardeve, ISHTI gjobit 80 subjekte

 

gas

Incidentet e kohëve të fundit ku si pasojë e amortizimit të bombolave të gazit dhe tregtimit jashtë çdo standardi i gazit ka bërë që Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial (ISHTI) të marrë masa drastike për frenimin e këtij fenomeni. Kështu vetëm në muajin shkurt të këtij viti janë gjobitur rreth 80 subjekte që ushtronin këtë aktivitet. Mësohet se 73 prej tyre kishin mungesë dokumentacioni dhe mbushjen e  bombolave me gaz të lëngëzuar te naftës dhe 7 për tregtim të karburanteve dhe lëndëve djegëse jashtë standardeve.

ISHTI ka publikuar  rezultatet e inspektimeve të ushtruara në subjektet e tregtimit me shumicë dhe pakicë të karburanteve dhe të lëndëve djegëse për muajin shkurt 2016.

Fokusi i kontrolleve të kryera ka qenë zbatimi i dispozitave të ligjit “Për përpunimin, transportimin dhe tregtimin e naftës, të gazit dhe nënprodukteve të tyre”.

Pin It